Po vazhdon subvencionimi i sistemeve diellore termike për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme
Prishtinë, 16.07.2024 – Subvencionimi i sistemeve diellore termike për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme me mbështetje nga Bashkimi Evropian, po vazhdon.
Vlera e subvencionit: 40% të vlerës investive, deri në 300€ për m² të panelit dhe jo më shumë se 4,000€ në total.
Bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen 200 € më shumë në total, për biznes.
Afati për aplikim është deri më 31 gusht 2024.
Detajet rreth thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://tinyurl.com/ThirrjaNMVM-DielloreTermike
Aplikimi bëhet përmes platformës ekosova në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32