Pensionohet u.d e drejtoreshës së Departamentit Ligjor në ME, Fazile Bekteshi
Prishtinë, 12.01.2026 – Në Ministrinë e Ekonomisë (ME) u mbajt ceremonia e pensionimit të ushtrueses së drejtoreshës së Departamentit Ligjor, Fazile Bekteshi, pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të administratës publike.
Gjatë 20 viteve të angazhimit profesional, znj. Bekteshi ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e hartimit të legjislacionit brenda Ministrisë së Ekonomisë. Me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të vazhdueshëm, ajo ka qenë figurë kyçe në zhvillimin dhe zbatimin e praktikave të mira legjislative, duke ndikuar drejtpërdrejt në efektivitetin dhe transparencën e institucionit.
Me këtë rast, ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli, në emër të Ministrisë së Ekonomisë dhe të gjithë kolegëve, e falënderuan znj. Bekteshi dhe shprehën mirënjohje të thellë për punën e saj të palodhshme dhe profesionalizmin e treguar përgjatë më shumë se dy dekadave.
Znj. Bekteshi u nderua me mirënjohje për kontributin e saj të rëndësishëm në Departamentin Ligjor të ME-së.
Në emër të gjithë stafit, i urojmë znj. Fazile Bekteshi shëndet, qetësi dhe suksese në kapitullin e ri të jetës!



