Njoftim rreth numrit të lartë të aplikimeve në thirrjen për subvencionim për pajisje për ngrohje

Prishtinë, 27.09.2024 – Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës njofton qytetarët se numri i aplikimeve për Thirrjen Publike për mbështetje në investimin në pajisje efiçiente për ngrohje po i afrohet plotësimit të shumës së dedikuar për këtë masë.

Të gjithë ata që dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi, ju bëjmë thirrje të aplikoni sa më parë, para se të plotësohet numri i aplikimeve.

Kujtojmë se parimi kryesor i thirrjes është: “Kush aplikon i pari, shërbehet i pari.”

Më shumë info: https://tinyurl.com/Informatat-dhe-kriteret