Njoftim rreth mundësisë për ndryshimin e aplikacionit për subvencion

Prishtinë, 12.10.2022 – Ministria e Ekonomisë informon aplikantët që kanë aplikuar në Fazën e pare në Thirrjen Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë dhe të cilët gabimisht kanë përgjedhur pajisjen që duan tu subvencionohet se mund të bëjnë Kërkesë për ndryshimin e pajisjes.

Kërkesa mund të bëhet deri me datë 20.10.2022, me shkrim në email adresën: akee@rks-gov.net

Kërkesa duhet të përmbajë:
Emrin Mbiemrin e aplikantit;
Nr. Personal;
Emrin e masës për të cilën ka aplikuar gabimisht;
Emrin e masës së re që do të aplikojë.

Vërejtje: Kjo vlen vetëm për aplikantët që kanë aplikuar gabimisht në Fazën e Parë.