Njoftim

Prishtinë, 19.05.2022 – Ministria e Ekonomisë (ME) njofton opinionin publik se sa i përket situatës së krijuar në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës me datë 17.05.202,  sipas informatave të pranuara, ky rast është duke u trajtuar nga organet kompetente. Raportet në mes të zyrtarëve që janë pjesë e shërbimit civil në kuadër të administratës publike trajtohen përmes legjislacionit për zyrtarët publik. Dezinformatat apo informatat e njëanshme nuk i shërbejnë informimit të drejtë të publikut.

Andaj, besojmë që organet kompetente do të trajtojnë këtë rast në bazë të legjislacionit në fuqi. Përkushtimi jonë mbetet të zbatojmë reformat e nevojshme me qëllim të funksionalizimit të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, në interes të zhvillimit të sektorit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Ministria e Ekonomisë në kuadër të prioriteteve politike ka në mandat zhvillimin e reformave në sektorin minerar dhe konkretisht shërbimin gjeologjik, me qëllim që sektori minerar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë drejtim, ne kemi ndërmarrë veprimet si në vijim: (1) shfuqizuar Vendimin e kundërligjshëm për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të SHGJK; 2) kemi iniciuar procedurën e përzgjedhjes se Kryeshefit Ekzekutiv; 3) jemi në proces të adresimit të të gjeturave të Raportit të Auditimit të realizuar në SHGJK përmes planit të veprimit; 4) kemi ndërmarrë veprimet për funksionalizimin e laboratorit; 5) kemi iniciuar procedurat për hartimin e akteve nën-ligjore me qëllim të zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe 6) kemi iniciuar procesin e hartimit të Rregullores së re të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës si dhe aktivitete të tjera të planifikuara sipas Planit Strategjik dhe Operacional të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.