Nga 1 korriku roamingu do të jetë falas në të gjithë Ballkanin Perëndimor
Prishtinë, 29.06.2021 – Falë bashkëpunimit të mirëfilltë rajonal, bashkë me Regional Cooperation Council dhe ministrat e TIK-ut, si dhe me aprovimin e Rregullores nga ARKEP – Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, nga 1 korriku nuk do të ketë më tarifa të roamingut për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë takimit ndërministror të mbajtur javën e kaluar, Ministrja Artane Rizvanolli ka thënë që qëllimi i Qeverisë së Kosovës është jo vetëm ta mundësojë që konsumatorët të përdorin shërbimet, por edhe të rrisin përfshirjen e tyre aktive përmes të qasjes në shërbime, në mënyrë efikase dhe me çmim të përballueshëm.