Nesër mbahet Konferenca e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme për Kosovën
Prishtinë, 13.05.2013 – Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovës organizon nesër “Konferencën e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme në Kosovë”, që ka për qëllim t’i japë shtytje dhe të sigurojë mbështetje për projektet në fushën e energjisë me fokus Burimet e Ripërtritshme të Energjisë dhe Efiçiencën e Energjisë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë drejtues të lartë të Qeverisë së Kosovës, Bankës Botërore, Komisioni Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit si dhe donatorë e investitorë potencial në këtë fushë.
Të pranishëm Kryeministri Hashim Thaçi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore – Ellen Goldstein, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian – Joost Korte, Koordinatori i Asistencës për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Daniel Rosenblum, etj.
Konferenca njëditore nis punimet me 14.05.2013 në ora 09:00 në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.