Nënshkruhet marrëveshja për subvencionimin e tarifës së Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë

Prishtinë, 21.01.2021 – Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka nënshkruar marrëveshje me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) me Operatorin e Sistemit dhe Transmisionit (KOSTT), si  dhe me KESCO-n për implementimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, për subvencionimin e tarifës për Burimet e Energjisë së Ripërtëritshme (BRRE).

Ministri Nitaj theksoi se situata e krijuar nga pandemia globale ka bërë që të prekën të gjithë sektorët në Kosovë, e nga kjo kjo situatë nuk është imun as sektori i energjisë andaj e kemi për detyrë si Qeveri që të kujdesemi për qytetarët tanë.

“Subvencionimi i tarifës së Burimeve të Energjisë së Ripërtëritshme për të gjithë konsumatorët edhe pse për periudhë 5  mujore do të ndihmojë në tejkalimin e situatës në këtë kohë të pandemisë si dhe do të ndikojë në mirëqenien e qytetarëve”, tha ministri Nitaj.

Ndërsa nga ana e tyre përfaqësuesit e ZRRE-së, KOSTT-it dhe KESCO u shprehën se ky subvencionim edhe pse për periudhë të caktuar është shumë domethënës për konsumatorët, është gjithashtu i përshtatshëm si dhe i duhur për konsumatorët në këtë kohë të pandemisë.