Në prag të hyrjes në fuqi të programit kompakt 236 milionësh, sot ka filluar punëtoria e zbatimit të tij, e organizuar nga MCA Kosova dhe MCC
Prishtinë, 11.03.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbajtur fjalën hyrëse në punëtorinë e zbatimit të Programit Kompakt, të organizuar nga MCA Kosova dhe MCC, e cila ngjarje mbahet në prag të hyrjes në fuqi të Programit investim prej 236.7 milionë dollarë për akumulim të energjisë.
Gjatë kësaj jave, 16 persona nga ekipi i MCC-së në Uashington DC, si dhe stafi i MCA Kosova, të rekrutuar gjatë muajve të fundit, do të vendosin normat efektive të bashkëpunimit mes MCA-Kosovë, MCC-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës gjatë zbatimit të këtij programi inovativ.
Kjo pas një pune të gjatë e me përkushtim gjatë vitit të fundit me fokus në arritjet pararendëse të programit, si:
– Lansimi i ankandit të parë të energjisë diellore me kapacitet prej 100Më;
– Miratimi i Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike; si dhe
– Procedimi në fazën e konsultimeve publike të Ligjit për Energjinë Elektrike.
Ministrja Rizvanolli gjatë fjalimit falënderoi ekipin e MCA Kosovo, MCC-në si dhe partnerët e tjerë për punën e tyre dhe theksoi që Qeveria e Kosovës do t’i mbështes ata në rrugën drejt implementimit të Kompaktit.
Ajo u shpreh mirënjohëse për arritjet e arritura këtë vit nga MCA-Kosovë, duke filluar me themelimin e saj, rekrutimin e stafit, përmbushjen e disa kushteve thelbësore precedenti dhe fillimin e punës me disa nga partnerët dhe kontraktorët më të rëndësishëm implementues.