Në Pejë janë investuar mbi 750 mijë Euro në efiçencë të energjisë
Prishtinë, 30.10.2024 – Në Komunën e Pejës janë investuar mbi 750 mijë Euro për renovimin 7 ndërtesave publike, 5 nga Ministria e Ekonomisë (ME), përmes granteve dhe 2 nga Fondi i Kosovës për Efiçeincë të Energjisë (FKEE), përmes skemës kthyese për financimin e projekteve komunale.
Me investimet e ME-së janë kryer renovimet në ndërtesën e Fakultetit të Turizmit dhe Menaxhmentit, Administratës së Pensionerëve, Fakultetit të Biznesit, Arkivit, Administratës Tatimore, ndërsa me investimet e FKEE-së janë renovuar Institucioni për Arsim dhe Aftësim Profesional “Rifat Gjota” dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Asdreni”.
Investimet e realizuara janë:
- Termoizolimi i mbështjellësit;
- Termoizolimi i fasadës;
• Termoizolimi i kulmit;
• Ndërrimin e dyerve dhe dritareve;
• Renovimin e ndriçimit;
• Automatizimin e sistemit të ngrohjes;
• Renovimi i rrjetit të ngrohjes;
• Instalimi i kaldajave me biomasë; - Renovimi i ngrohjes qendrore.
Këto investime janë një shembull i përkushtimit tonë për një Kosovë të qëndrueshme.
Falënderojmë të gjitha institucionet qendrore e lokale për angazhimin, bashkëpunimin, e vetëdijesimin gjithnjë më të lartë për efiçencën e energjisë.
Përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian.