Në Mitrovicë janë investuar mbi 2.5 milionë Euro në efiçencë të energjisë
Mitrovicë, 30.10.2024 – Ministria e Ekonomisë (ME) dhe Fondi i Kosovës për Efiçeincë të Energjisë (FKEE) kanë investuar mbi 2.5 milionë euro në renovimin e 9 ndërtesave publike në Komunën e Mitrovicës.
Investimet e kryera nga ME janë përmes granteve dhe investimet e kryera nga FKEE janë përmes skemës kthyese për financimin e projekteve komunale.
Investimet janë kryer në renovimin e katër shkollave, Çerdhes “Gëzimi ynë”, dy ndërtesave të qendrave të mjekësisë familjare, Qendrës së Kulturës dhe Administratës së Pensionerëve.
Investimet e realizuara janë:
- Termoizolimi i mbështjellësit;
- Termoizolimi i fasadës;
• Termoizolimi i kulmit;
• Ndërrimin e dyerve dhe dritareve;
• Renovimin e ndriçimit;
• Automatizimin e sistemit të ngrohjes;
• Renovimi i rrjetit të ngrohjes;
• Instalimi i kaldajave me biomasë; - Renovimi i ngrohjes qendrore.
Këto investime janë një shembull i përkushtimit tonë për një Kosovë të qëndrueshme.
Falënderojmë të gjitha institucionet qendrore e lokale për angazhimin, bashkëpunimin, e vetëdijesimin gjithnjë më të lartë për efiçencën e energjisë.
Përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore.