Në Malishevë janë investuar mbi 1.5 milionë Euro në efiçencë të energjisë
Malishevë, 09.12.2024 – Fondi i Kosovës për Efiçeincë të Energjisë (FKEE) ka investuar mbi 1.5 milionë Euro në renovimin e 7 ndërtesave publike në Komunën e Malishevës.
Investimet janë përmes skemës kthyese për financimin e projekteve komunale dhe renovimet janë kryer në këto objekte: Ndërtesa e Administratës (ndërtesa e Komunës), Gjimnazi “Hamdi Berisha”, Salla e Sporteve “Habib Zogaj”, SH.M. “Lasgush Poradeci”, SH.F.M.U. “Labinot Krasniqi”, SH.F.M.U. “Ibrahim Mazreku” dhe Qendra Kulturore “Tahir Sinani”.
Investimet e realizuara janë:
- Termoizolimi mureve të jashtme;
- Termoizolimi mureve të jashtme
- Termoizolimi i kulmit;
- Ndërrimi i dyerve dhe dritareve;
- Renovimi i ndriçimit;
- Pompë Termike;
- Automatizimi i sistemit të ngrohjes;
- Renovimi i rrjetit të ngrohjes;
- Instalimi i kaldajave me biomasë.
Këto investime janë një shembull i përkushtimit tonë për një Kosovë të qëndrueshme.
Falënderojmë të gjitha institucionet qendrore e lokale për angazhimin, bashkëpunimin, e vetëdijesimin gjithnjë më të lartë për efiçencën e energjisë.
Përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore.