MZHE mbështet OEK-un në përmirësimin e mjedisit biznesor
Prishtinë, 23.01.2015- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka pritur në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtorë me të cilët ka diskutuar për zhvillimet ekonomike në vend në funksion të përmirësimit të mjedisit biznesor.
Me këtë rast ministri Stavileci ka siguruar Gërxhaliun se MZHE do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me OEK-un me qëllim të përkrahjes për bizneseve, të cilat janë promotor i zhvillimit ekonomik të vendit.
Po ashtu ministri Stavileci ka informuar Gërxhaliun me stadin në të cilin ndodhen projektet e fushës energjetike, e që vlerësohen se do t’i japin impakt zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së ambientit.
Nga ana e tij kreu i OEK-ut Safet Gërxhaliu ka falënderuar ministrin Stavileci për përkrahjen duke shtuar se OEK si akter do të luaj rolin e vet konstruktiv në përmirësimin e mjedisit për biznesin me theks të veçantë atij vendor.