MZHE, BE dhe BB të përkushtuara për organizimin e Konferencës për Energji

Prishtinë, 17.12. 2012 – Duke reaguar ndaj konferencës për shtyp të organizuar nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civilë për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Zyra e BE-së/PSBE dhe Zyra e Bankës Botërore me këtë rast konfirmojnë se do të vazhdojnë bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjeve të mbetura që ndërlidhen me TC Kosova A dhe për përgatitjen e Konferencës për Energji.

Tri palët mbesin tërësisht të përkushtuara dhe të angazhuara për të siguruar se Konferenca për Energjinë do të jetë e suksesshme, edhe në kuptim të substancës edhe në kuptim të sigurimit të fondeve nga donatorët për sektorin e energjisë në Kosovë.

Një grup punues, i udhëhequr nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe i përbërë nga përfaqësues të Bankës Botërore, Zyrës së Bashkimit Evropian dhe USAID-it është duke punuar në finalizimin e dokumenteve përcjellëse për konferencën e planifikuar për pranverën e vitit 2013.