MZHE arrin marrëveshje me Contour Global

Prishtinë, 10.11.2015 – Pas një angazhimi shumë të madh dhe vizitës së fundit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në SHBA, së bashku me ekipet e MZHE-së, Bankës Botërore dhe kompanisë Contour Global u arrit marrëveshja rreth pikave që ishin objekt i negociatave, të cilat hapin rrugën për nënshkrimin e marrëveshjes me të cilën kompanisë amerikane do t’i jepet statusi i ofertuesit të preferuar.

Gjatë ditëve në vazhdim do të formalizohen procedurat që mundësojnë nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë Contour Global për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese – TC Kosova e Re.