Mundësi financimi në kuadër të Programit Evropa Digjitale
Prishtinë, 17.06.2025 – Ministria e Ekonomisë si pikë nacionale kontakti e Programit Evropa Digjitale, njofton të interesuarit rreth procesit të aplikimit për mundësitë e financimit në kuadër të Programit Evropa Digjitale.
Hapat kyç përfshijnë:
✔️ Identifikimin e thirrjeve të përshtatshme për propozime
✔️ Gjetjen e partnerëve të projektit dhe formimin e një konsorciumi
✔️ Krijimin e një llogarie EU Login dhe regjistrimin e organizatës tuaj
✔️ Dorëzimin e propozimit tuaj
Ftojmë të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë me kujdes informacionin dhe të fillojnë përgatitjet përpara afateve të thirrjeve.
Më poshtë po i vendosim disa vegëza referuese të cekura në përmbledhje:
Faqja e Programit Evropa Digjitale – https://digital-strategy.ec.europa.eu/en/activities/digital-programme
Portali për Tenderë dhe Financim – https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/home
Manuali Online për Aplikim – https://webgate.ec.europa.eu/funding-tenders-opportunities/display/OM/Online+Manual
Platforma e Ndërmjetësimit për Partnerë në DEP – https://www.b2match.com/e/digital-europe
Për të ofruar më shumë informata lidhur me Programin Evropa Digjitale, së shpejti do të lansohet uebfaqja informative. Në këtë faqe mund ti gjeni thirrjet, procesin e aplikimit dhe shumë informata tjera të nevojshme për aplikim dhe rritjen e mundësisë së përfitimit të fondeve nga ky program.