Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë në MEA

 

Prishtinë. 13.01.2021 – Pas lirimit nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti e ka emëruar sot ministër në detyrë Muharrem Nitajn.

 

Muharrem Nitaj deri më tani ushtronte detyrën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

 

Në një shkresë drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti, Blerim Kuçi ka kërkuar larmin nga detyra e ministrit të MEA-së për shkak të angazhimeve të tij.