Mitsubishi Hitachi Power Systems i interesuar për TC ‘Kosova e Re’

Prishtinë, 07.12.2017 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llluka ka pritur nër takim Zëvendës Presidentin e kompanisë Mitsubishi Hitachi Power Systems, Takayuki Maeda, i cili ka treguar interesim për Termocentralin ‘Kosova e Re’.

Në takim Ministri Llluka ka njftuar përfaqësuesit e Mitsubishi Hitachi Power Systems me procesin e këtij projekti, duke shtuar se Qeveria është e interesuar të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe të kompanive të njohura në garën për të realizuar këtë termocentral.

Deri më tani, interesim kanë treguar kompanitë General Electric (amerikane), Mitsubishi Hitachi (japoneze), Siemens (Gjermane) dhe Doosan (koreane)! Sa më shumë interesim, aq më të mira ofertat për vendin! Do të vazhdojmë ta promovojmë projektin në fjalë.