Miratohen kërkesat për subvencionimin e investimeve kapitale në dy ndërmarrje publike
Prishtinë, 20.04.2023 – Komisioni Ndërministror për Ndërmarrjet Publike miratoi sot kërkesat për subvencionimin e investimeve kapitale në dy ndërmarrje.
KRU Mitrovica përfiton 70 mijë euro për investime në ujësjellës në fshatrat Zhazhë, Boletin, Kelmend dhe Kushtovë, ndërsa Trepça ShA do të përkrahet me 970 mijë euro për makineri dhe pajisje në tri njësitë biznesore, minierat me flotacion në Stantërg, Artanë-Kishnicë dhe Kopaonik-Leposaviq.