Ministrja Rizvanolli viziton zyren e FKEE-së në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë, 24 gusht 2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla janë pritur dje nga Drejtori i FKEE-së, Driton Hetemi në zyrën rajonale të Fondit të Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё (FKEE) në veri të Mitrovicës, të hapur para disa javësh.

Ajo u njoftua nga stafi i FKEE-së lidhur me përgatitjet e fundit të cilat po bëhen për zbatimin e masave për efiçiencë te energjisë.

Ku, me materiale promovuese në gjuhën shqipe dhe atë serbe, stafi i FKEE-së po informon  qytetarët e këtij rajoni për skemat e efiçencës dhe është i gatshëm për të filluar zbatimin e masave për efiçencë të energjisë, duke siguruar kështu mbulim në tërë territorit të Kosovës.

Thirrja publike për subvencionim të masave të efiçiencës së energjisë, cila do të hapet së shpejti nga FKEE do të përfshijë:

• Izolim të mureve të jashtme të shtëpisë
• Izolim të kulmit
• Ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme

Aplikimi bëhet përmes portalit https://ekosova.rks-gov.net/ dhe në mënyrë që të keni qasje në dritaren e aplikimit për subvencionim të masave të efiçiencës, është e nevojshme që llogaria juaj të ketë verifikimin e nivelit të dytë, udhëzimet dhe dejate tjera mund t’i gjeni në rrjetet sociale te FKEE-së: https://fkee-rks.net/ dhe https://www.facebook.com/FKEE.Pr?mibextid=ZbWKwL .

Të gjithë qytatarët e Republilës së Kosovë ftohen që të shfrytëzojnë mundësinë dhe të aplikojne sapo thirrja të jetë hapur.

Gjithashtu në vazhdën e konsolidimit të Zyrës së FKEE-së në Veri të Mitrovicës, është hapur konkurs për vendin e punës; inxhinier/arkitekt, ku ftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë deri me datë 29 gusht 2024.

Linku për aplikim: https://fkee-rks.net/mundesi-punesimi/