Ministrja Rizvanolli vizitoi TC A dhe B, riparimi i A5 pritet të përfundojë brenda ditësh dhe dilatimi i B2 po vijon sipas planit
Prishtinë, 26.04. 2023 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë vizituar Termocentralin “Kosova A” si dhe Termocentralin “Kosova B”, ku janë pritur nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Përparim Kabashi dhe pjesëmarrës nga menaxhmenti i ndërmarrjes.
Për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve të ndërmarrjes, në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të mbajtur më 25.04.2023, Bordi ka emëruar z. Përparim Kabashi ushtrues detyre në pozitën e zëvendës-kryeshefit të ndërmarrjes, të cilit i barten të gjitha kompetencat për menaxhimin e ndërmarrjes.
Menjëherë pas kësaj, mbrëmë së bashku me Bordin e KEK-ut dhe zëvendës-kryeshefin e sapoemëruar, Ministrja Rizvanolli ka vizituar dy termocentralet e KEK-ut. Me këtë rast, nga drejtori i operimeve, drejtorët e dy termocentraleve dhe udhëheqësit e projekteve të riparimit të Bllokut A5 dhe dilatimit të bojlerit të Bllokut B2, u informuan drejtpërdrejt me mbarëvajtjen e punëve.
Aktualisht KEK-u operon me dy blloqe të TC Kosova A dhe Bllokun B1. Riparimi dhe sinkronizimi i njësisë A5 po vazhdon, dhe pritet të përfundojë brenda disa ditësh. Projekti i dilatimit të bojlerit të Bllokut B2, i filluar më 16 prill, po vijon sipas planit. Angazhimi dhe motivi i punëtorëve që punojnë në prodhim dhe në intervenime është maksimal, si dhe zotimi i tyre dhe i menaxhmentit se do të bëjnë maksimumin për të.