Ministrja Rizvanolli takoi përfaqësuesit e KFW-së dhe AFD-së
Prishtinë, 05.06.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti në takim përfaqësuesit e KFW-së dhe AFD-së për të diskutuar rreth bashkëpunimit për reformat në tranzicionin energjetik të Kosovës.
Gjatë takimit, gjithashtu u diskutua për reformat në energjinë elektrike, efiçiencën dhe për tregun e energjisë ndër të tjera.
Reformat që Ministria e Ekonomisë synon t’i realizojë deri në gjysmën e parë të vitit 2026 janë duke u diskutuar mbi bazën e një draft-matrice të hartuar nga konsulentët e angazhuar nga AFD-ja. Kjo matricë do të mundësojë mbështetje direkte buxhetore për projektet në sektorin e energjisë.
Duke falënderuar KFW-në për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe përkushtimin e tyre në përmirësimin e sektorit të energjisë, Ministrja Rizvanolli u shpreh e gatshme për forcimin e bashkëpunimit me AFD-në.