Ministrja Rizvanolli takoi ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl
Ministrja Rizvanolli e falënderoi ambasadorin norvegjez për mbështetjen qëNorvegjia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, ndërsa e njoftoi mbi prioritetet eministrisë lidhur me zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ambasadori Grøndahl euroi ministren Rizvanolli për marrjen e detyrës së re dhe shprehu se mirëpretbashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, duke besuar në një qeverisje të mirë dhetransparente.
Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Grøndahl diskutuan mëgjerësisht për mundësitë e bashkëpunimit në çështje lidhur me energjinë,burimet e ripërtritshme dhe në fushën e teknologjisë, informacionit dhekomunikimit. Ambasadori Grøndahl theksoi se Norvegjia do të qëndrojë epërkushtuar për të mbështetur Kosovën dhe për të ndihmuar zhvillimin e sajekonomik.