Ministrja Rizvanolli takohet me Udhëheqësin e Ambasadës Çeke në Kosovë, z. Pavel Bílek

Prishtinë, 03 gusht 2021 – Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli ka pritur sot në takim Udhëheqësin e Ambasadës të Republikës së Çekisë në Kosovë z. Pavel Bílek si dhe këshilltarin e tij, z. KvÄ›toslav Sulek.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli dhe z. Bílek kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm mes Kosovës dhe Republikës Çeke për punën e Qeverisë së Kosovës gjatë 100 ditëshit të parë të punës si dhe për fokuset e Ministrisë së Ekonomisë.

Tutje, Ministrja dhe kreu i ambasadës çeke kanë diskutuar rreth ngjashmërive mes Kosovës dhe Republikës Çeke sa i përket zhvillimit ekonomik, përgatitjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe arritjes së standardeve të BE-së në Sektorë të ndryshëm.

Z. Bílek, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar nga afër me Ministrinë e Ekonomisë dhe Qeverinë e Kosovës në përgjithësi pasi Republika Çeke mbetet shumë aktive në investime të sektorit të energjisë dhe atij të minierave, të dyja këto prioritete të Ministrisë së Ekonomisë.