Ministrja Rizvanolli takohet me gratë udhëheqëse të bizneseve për të inspiruar digjitalizimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial

Prishtinë, 30.06.2021 – Ministrja e Ekonomisë,Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në takimin ndërsektorial dhe ndërbiznesor B2Bnë kuadër të projektit “TIK-u për zhvillim të Kosovës”, i cili është zhvilluarnga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovëdhe STIKK-un, e të financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatëtakimit, Ministrja Rizvanolli ka theksuar që punësimi i grave, zhvillimit i sektorittë TIK-ut dhe digjitalizimi janë ndër prioritetet më të rëndësishme tëMinistrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë së Kosovës.

MinistrjaRizvanolli vlerësoi se Sektori i TIK-ut është një sektor që ka potencial tëmadh për zhvillim të shkathtësive të të rinjve, punësimin e tyre brenda dhejashtë vendit, ka potencial për zhvillim ekonomik, jo vetëm si sektor i TIK-utsi i tillë, por edhe për ndikimin që mund të ketë në sektorët e tjerë përmesdigjitalizimit.

“Kosovasot është kampione në rajon dhe e krahasueshme me vendet më të zhvilluara tëBE-së, sa i përket shtrirjes dhe përdorimit të internetit”, tha Rizvanolli dheshtoi se sfida e së ardhmes është që t’i krijojmë mundësitë dhe që këtëinfrastrukturë të shfrytëzojmë në mënyrë sa më të mirë, duke e vë këtë sektor nëfunksion të zhvillimit ekonomik të vendit.  

Dukefolur për bizneset që menaxhohen nga gratë, Ministrja Rizvanolli tha se studimettregojnë që bizneset e grave, jo vetëm që kanë potencial për zhvillim në Kosovë,jo vetëm që gratë janë kredi-marrëset më të mira se burrat, bëjnë një punë tëshkëlqyeshme në menaxhim, duke punësuar edhe gratë tjera.  

Ministrjagjatë ngjarjes është takuar me gra të cilat udhëheqin biznese në sektorë të shërbimeve,gastronomisë dhe turizmit, për t’u njoftuar për së afërmi me punën e tyre dhe përtë inspiruar bashkëpunim ndërsektorial në drejtim të digjitalizimit për rritjetë eksportit dhe konkurrencës në treg.