Ministrja Rizvanolli priti shefin e ri të FMN-së, David Amaglobeli
Prishtinë, 26.07.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim drejtorin e ri të misionit të Kosovës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), David Amaglobeli.
Ministrja Rizvanolli i uroi Amaglobelit sukses në detyrën e re dhe e falënderoi për bashkëpunimin, besimin, e përkrahjen e vazhdueshme të FMN-së për të ndërtuar një sektor të energjisë të sigurt, e për një tranzicion të drejtë.
“Përgjatë vitit 2023, Republika e Kosovës kemi siguruar 50 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për mbështetje të Strategjisë së Energjisë të vendit. Këto fonde planifikojmë t’i bashkë-investojmë në projektet konkurruese të erës të cilat jemi duke i zhvilluar. Në këtë mënyrë sigurohemi që shteti të ketë bashkë-pronësi e që konsumatorët mos t’i bartin të gjitha kostot e ndërtimit të kapaciteteve të reja”, ka theksuar mes tjerash Ministrja Rizvanolli.