Ministrja Rizvanolli priti në takim Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj
Prishtinë, 15.05. 2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti në takim Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi për Politika Ekonomike, Nik Gjeloshaj i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Në takim, ministrja Rizvanolli dhe Zv.kryeministri Gjeloshaj u dakorduan për një marrëveshje në mes Kosovës dhe Malit të Zi e cila do të lehtësonte rrugën për të avancuar bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në zonat me popullsi shqiptare në Malin e Zi.
Ndër të tjera, ata u zotuan se me hapa pozitiv e konkret do të fuqizojnë marrëdhëniet ekonomike dhe investive duke përfshirë sektorin privat për të ndikuar në një zhvillim të përbashkët.