Ministrja Rizvanolli priti drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë

 Prishtinë, 15.06.2021 – Ministrja eEkonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit të Ministrisësë Ekonomisë sot kanë pritur në takim drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë,Massimiliano Paolucci, Specialistin e Sektorit të Energjisë, Rhedon Begolli dheSpecialisten e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Trandelina Baraku.  

 

Në takim përfaqësuesite ME-së dhe ata të BB-së kanë diskutuar në detaje projektet e Bankës Botërore nëKosovë, të cilat bien nën përgjegjësinë e ME-së. Të dyja palët kanë shprehurinteresim dhe vullnet për të thelluar bashkëpunimin afatgjatë mes të dy institucioneve.  

 

Gjatë këtij takimiështë diskutuar për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, zhvillimin esektorit privat si dhe fokusin në nivel mikroekonomik. Përderisa të dyja palëtpajtohen që rruga e drejtë për zhvillim mbetet ajo e energjisë së gjelbërt, përballueshmëriadhe qëndrueshmëria e projekteve mbesin si elementet kryesore të zhvillimit dhedo të eksplorohen më tutje përmes analizave, rekomandimeve të politikave dhestudimeve të përbashkëta.