Ministrja Rizvanolli pret zëvendësministrin Bejtja

Prishtinë, 07.12.20021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sëbashku me zëvendësministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës tëRepublikës së Shqipërisë, Ilir Bejtja, sot kanë hapur Konferencën përIntegrim të Tregut të Energjisë Elektrike.

Gjatë kësaj konference është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit përnjohjen reciproke të licencave për tregtim dhe furnizim mes Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Republikës së Kosovës dhe Entit Rregullator të Energjisë të Shqipërisë.

Kjo ngjarje jo vetëm që rritë njohuritë dhe promovon reformat nësektorin e energjisë, por edhe kontribuon në maksimalizim të avantazheve të ALPEX-it, si dhe bashkimin e integrimin e mëtutjeshëm të tregut.

Ministrja Rizvanolli, zëvendësministri Bejtja si dhe përfaqësuesve tëKOSTT-it, KEK-ut, OST-së dhe KESH-it, kanë diskutuar rreth sigurisë sëfurnizimit me energji elektrike, dekarbonizimit, diversifikimit të burimeve të energjisë përmes ankandeve si dhe caktimin e targetave të dekarbonizimit.

Gjatë takimeve të përbashkëta, Rizvanolli dhe Bejtja janë pajtuar që Shqipëria e Kosova duhet të stimulojnë diversifikimin e burimeve të energjisë si dhe të krijojnë një treg të përbashkët energjetik me punë të intensifikuar e hapa konkretë.