Ministrja Rizvanolli pret në takim Presidentin e Tetra Tech

 

Prishtinë, 12.10.2021 – Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli ka pritur në takim Llyr Rowland, President i Tetra Tech-ut. Në takim kanë marrë pjesë edhe Arben Nagavci nga USAID, si dhe Ylber Batalli dhe Mark Oven nga Tetra Tech.

 

Presidenti i Tetra Tech, Llyr Rowland ka përvojë disa vjeçare në Kosovë si këshilltar rezident që nga viti 2007-2013 dhe poashtu ka njohuri të gjerë për sektorin energjisë në Kosovë. Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli u shpreh se sektori i energjisë është i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, andaj çdo mbështetje është e mirëseardhur.

 

“Jemi falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që kemi nga ana e juaj, veçanërisht kontributi i juaj në fushën energjisë. Është e rëndësishme të kemi bashkëpunim të ndërsjellët për të punuar në interes të vendit dhe të reflektojmë prioritetet e Qeverisë”, tha Rizvanolli.

 

Ndërsa nga e ana e tij z. Llyr Lowand vlerësoi progresin që është bërë në Kosovë, duke ofruar mbështetjen e tij edhe në të ardhmen.

 

“Është kënaqësi të jem përsëri në Kosovë dhe nga përvoja personale që kam pasur nga vitet 2007-2013, shumë gjëra kanë ndryshuar dhe ka pasur progres jo vetëm në sektorin energjisë, por edhe në sektorë të tjerë. Integrimi i Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë është sfidë me të cilën janë duke u përballur vendet e rajonit dhe ne jemi këtu për t’iu mbështetur.Andaj do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën drejt një tranzicioni të drejtë dhe është kënaqësi të jemi bashkërisht në këtë tranzicion”, tha z. Lowand

 

Tutje, Z. Rowland potencoi edhe angazhimin që stafi i ESA është duke bërë në Integrimin e Tregut Rajonal si dhe Integrimin e Tregut të Energjisë Elektrike me Shqipërinë.