Ministrja Rizvanolli pret në takim drejtoreshën e AWESK, Arijeta Pajaziti

Prishtinë, 09.09.2021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim drejtoreshën e Shoqatës së Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK), Arijeta Pajaziti.

Fusha si ajo e energjisë në Kosovë dhe globalisht janë të dominuara nga burrat. Përfshirja dhe inkurajimi i grave në këtë sektor nuk janë të rëndësishme vetëm për fuqizimin e grave, por gjithashtu për të garantuar përmirësimin e politikave dhe efiçiencës së sektorit në tërësi.

Ministrja Rizvanolli dhe Arijeta Pajaziti gjatë takimit kanë diskutuar rreth përfshirjes së grave në çdo nivel të sektorit, duke përfshirë këtu bordet e ndërmarrjeve publike, si dhe rreth barrierave në të cilat hasin gratë për anagazhim në pozita udhëheqëse të këtij sektori.

Ministrja ka siguruar që ndjeshmëria gjinore dhe përfshirja e barabartë e gjinive është qëllim jo vetëm i Ministrisë së Ekonomisë, por i gjithë Qeverisë dhe që puna e organizatave të shoqërisë civile në këtë drejtim dhe bashkëpunimi substancial me ta janë tejet të rëndësishme.