Ministrja Rizvanolli pret në takim Ambasadorin italian, De Riu

Prishtinë, 01.11.2021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Rio, për të diskutuar rreth fushave përkatëse të Ministrisë së Ekonomisë dhe punës që është bërë deri më tash.

Ministrja Rizvanolli e ka mikpritur Ambasadorin De Rio dhe ka prezantuar punën e Ministrisë së Ekonomisë duke u fokusuar në sektor të energjisë dhe atë të TIK-ut.

Ambasadori i ri italian ka theksuar që me ardhjen në Kosovë është befasuar për të mirë sa i përket progresit dhe zhvillimit të potencialit që është bërë që nga vizita e tij e fundit në vend.

Gjatë takimit, temë kryesore ishte fusha e TIK-ut, një temë me prioritet për Ministrinë e Ekonomisë dhe Qeverinë e Kosovës. Ambasadori ka shprehur që ka ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit të sektorit në vend dhe që Kosova ka potencial të madh në këtë sektor, i cili mund të shfrytëzohet edhe ndërkombtarisht.

Së fundmi, Ambasadori i ka shprehur Ministres gatishmëri për të ndihmuar Kosovën sa i përket zhvillimit të sektorit të TIK-ut, duke fuqizuar fuqinë tonë punëtore të nevojshme për zhvillim dhe inovacion.