Ministrja Rizvanolli pret në takim Ambasadorin e Katarit, Ali bin Hamad Al Marri

Prishtinë, 15.09. 2022 – Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli ka pritur në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al Marri.

Gjatë takimit, Ministrja dhe Ambasadori kanë diskutuar rreth rritjes së bashkëpunimit në sektor të ekonomisë si dhe mundësitë e potencialin e ndërtimit të një ure ekonomike për investime tregtare afatgjata.

Tutje është diskutuarr rreth shkëmbimit të përvojave dhe njohurive të cilat mund të kontribuojnë në themelim të Fondit Sovran.

Ministrja i ka prezantuar Ambasadorit prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë në fushën e Burimeve të Ripërtrishme të Energjisë, punën në zhvillimin e sektorit të TIK-ut si dhe të trajnimeve për zhvillimin e fuqisë punëtore në këtë sektor.