Ministrja Rizvanolli pret në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog

Prishtinë, 8 shkurt 2022 – – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit ka pritur në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog si dhe Shefin Administrativ të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë vazhdon të jetë një ndër partnerët më të afërt sa i përket zhvillimit të sektorit të energjisë në vend.

Gjatë takimit të sotëm, Ministrja dhe Ambasadori kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në këtë sektor me fokus të veçantë në hartimin e Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031, objektivat e së cilës janë në përputhje me ato të Bashkimit Evropian drejt dekarbonizimit.

Ambasadori Szunyog ka shprehur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të përkrahur Kosovën në zbatimin e strategjisë.