Ministrja Rizvanolli pret delegacionin nga Qeveria e Shqipërisë

 

Prishtinë, 27.09.2021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kanë pritur sot delegacionin e Shqipërisë të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama.

 

Në takimin e përbashkët të të dy qeverive kanë marrë pjesë ministra nga dy kabinetet qeveritare dhe është udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, si dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

 

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli ka ngritur çështjen e mundësisë së thellimit të bashkëpunimit në sektor të energjisë, veçanërisht të funksionalizimit sa më të shpejtë të bursës së përbashkët energjetike, si dhe mundësisë së një strategjie të përbashkët dhe investimeve të përbashkëta për kapacitete gjeneruese dhe akumuluese.

 

Këto tema Ministrja Rizvanolli i ka diskutuar dhe me Ministren e Shqipërisë për Infrastrukturë dhe Energji, Belinda Balluku, gjatë takimit të javës së shkuar në Forumin P-TECC në Varshavë, me ç’rast Ministrja Rizvanolli i ka uruar edhe ri-emërimin Ministres Balluku.