Ministrja Rizvanolli pjesë e Forumit të Prespës për Dialog

Ohër, 17.06.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog në Ohër të Maqedonisë së Veriut
në cilësinë e folëses në sesionin me temë: “65 vjet pas Traktatit të
Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar
ekonomikisht?”.

 
Gjatë fjalimit të saj në Forumin e Prespës për Dialog, Ministrja
Rizvanolli ka ritheksuar që Republika e Kosovës është plotësisht e
përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe thellimit të Tregut të
Përbashkët Rajonal.
 
Rizvanolli tha se; “bashkëpunimi mund të ndërtohet vetëm mbi
principet themelore të trajtimit të barabartë mes partnerësh, prandaj
Kosova nuk e mbështet iniciativën e Ballkanit të Hapur”.
 
“Realiteti i cili ka ndodhur në Kosovë para 23 vitesh, si dhe
realiteti i cili është duke ndodhur tash në Ukrainë është i domosdoshëm
per te besuar se rajoni do të jetë i unifikuar”, theksoi ajo.
 
Kohët e vështira në të cilat po jetojmë, duke filluar me pandeminë e
më pas me dështimet në zinxhirët e furnizimeve, inflacionin e krizën e
energjisë të cilat janë përkeqësuar edhe më shumë nga lufta në Ukrainë,
gjithashtu përfaqësojnë mundësi konkrete për të vlerësuar më mirë, dhe  për të shpresuar e përshpejtuar bashkëpunimin rajonal. 
 
Republika e Kosovës e sheh këtë dhe demokratizimin e rajonit e
vendosjen e ligjshmërisë, si aspekte kyçe jo vetëm për të përmirësuar
mirëqenien e qytetarëve tanë por edhe për të mundësuar integrimin që
aspiron vendi ynë në Bashkimin Evropian. 
 
Pjesë e panelit me Ministren Rizvanolli kanë qenë edhe: – Ministri i
Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut,  Fatmir Besimi, Ministri i Zhvillimit
Ekonomik dhe Turizmit në Mal të Zi, Goran  Đurović, Drejtori i
Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic dhe Drejtori i Asocuar i Qendrës Evropiane për Studime të
Sigurisë George C. Marshall me qendër në Gjermani.