Ministrja Rizvanolli nënshkruan vendimin për fillimin e procedurave të ankandit të parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Prishtinë, 22.11.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar sot se ka nënshkruar vendimin për fillimin e procedurave të ankandit të parë të erës me kapacitet prej 100 MW.
Ministrja Rizvanolli ka theksuar se ky proces do t’i përmbahet standardeve të larta të konkurrencës dhe transparencës, si dhe do të sigurohet energji e pastër me çmime të përballueshme për qytetarët dhe bizneset.
Ajo tha që rritja e kapaciteteve gjeneruese nga energjia e ripërtëritshme, është rruga e duhur drejt tranzicionit energjetik dhe përforcimit të pavarësisë energjetike të vendit.
Ministrja Rizvanolli po ashtu ka falënderuar International Finance Corporation (IFC ) dhe USAID Kosovo për bashkëpunimin e mbështetjen.