Ministrja Rizvanolli në konferencën e UBT-së dhe CIRGE-së, flet për politikat e energjisë
Prishtinë, 17.04.2025- Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli foli për politikat e energjisë në konferencën e organizuar nga UBT dhe CIGRE Kosovë, me temën “Tranzicioni i Energjisë: Implementimi i Politikave dhe Strategjisë së Energjisë, Digjitalizimi”.
Më këtë rast, ministrja në detyrë Rizvanolli tha se është kënaqësi për të që të diskutojnë në këtë konferencë, për hapat që janë ndërmarrë në sektorin e energjisë gjatë katër viteve të fundit.
Ministrja në detyrë Rizvanolli potencoi se diskutimet në këso forume i kontribuojnë zhvillimit të kapaciteteve njerëzore për fushën e energjisë dhe një bashkëpunimi më të mirë mes politikëbërësve, akademisë dhe akterëve të sektorit.
Në këtë diskutim, u fol edhe për projektet e nisura për modernizimin e sektorit energjetik në fushën e BRE-ve, si dhe për fondet që u ndanë për efiçencë të energjisë.