Ministrja Rizvanolli merr pjesë në takimin informal të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë
Tepelenë, 30.06.2023 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë marrë pjesë në takimin informal të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, që është mbajtur në Tepelenës të Shqipërisë.
Në takim me palët kontraktuese, ministrat kanë diskutuar rreth çështjes së implementimit të sistemit të emetimit të karbonit, si dhe rreth statusit të legjislacionit të energjisë dhe klimës, ndërsa diskutimi kryesor është fokusuar në Mekanizmin e Rregullimit të Karbonit në Kufi (CBAM) dhe sistemin e çmimit të karbonit, për të cilin kanë shprehur nevojën për informata dhe projeksione të hollësishme para se të marrim qëndrim si shtet.
Po ashtu, gjatë takimit Ministrja Rizvanolli ka prezantuar punën që ka bërë deri më tani sa i përket pakos së energjisë, ku i ka njoftuar pjesëmarrësit se kemi avancuar mjaft shumë dhe se deri në fund të vitit ligjet priten të aprovohen, për të cilën e ka falënderuar edhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar deri tani.