Ministrja Rizvanolli me bashkëpunëtorë vizitoi kanalin e “Ibër Lepencit” dhe zonat e prekura (video)
Prishtinë, 30.11.2024 -Me qëllim të informimit të qytetarëve në lidhje me situatën e furnizimit me ujë dhe zgjidhjet alternative të ofruara deri në zgjidhjen afatgjate të problemit, bashkangjitur mund ta gjeni videon nga Mitrovica, përgjatë vizitës së Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli me bashkëpunëtorë në kanalin e “Ibër Lepencit”, ku ka ndodhur akti terrorist i mbrëmshëm si dhe në zonat e prekura sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.
Për t’u ofruar qytetarëve furnizim me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanalin “Ibër Lepenc” deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, njoftojmë se janë vendosur autobote në zonat e prekura si në vijim: në Mitrovicën e Veriut në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Jugut në tri lokacione përfshirë dhe Sheshin, në Zveçan afër Kuvendit Komunal, si dhe gjatë ditës janë vendosur edhe në Skenderaj, Drenas e Fushë Kosovë.
Video në linkun në vijim: https://we.tl/t-zDytY7hSJ6