Ministrja Rizvanolli: KRU Prishtina pritet të arrijë fitim edhe 2 milionë euro këtë vit
Prishtinë, 20.12.2024- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, kanë vizituar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Prishtina”.
Gjatë vizitës në atje, ata u njohën nga afër me angazhimet dhe arritjet e ndërmarrjes, përfshirë zhvillimet infrastrukturore në rrjetin e ujësjellësit, përmirësimin e kushteve të punës, zgjerimin e përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe performancën financiare në rritje.
Ministrja Rizvanolli tha se ndërmarrja KRU “Prishtina”, teksa prezantoi të arriturat e kësaj ndërmarrje, tha se pritet të arrijë fitim edhe 2 milionë euro këtë vit.
“KRU PRISHTINA, ka arritur fitim prej 2 milionë eurosh për vitin 2023 dhe pritet të arrijë edhe 2 milionë të tjerë këtë vit, kjo pas performancës me humbje në 3 nga 4 vitet paraprake. Fitimi nuk është qëllimi përfundimtar, por është dëshmi e menaxhimit të mirë të parasë publike, duke krijuar mundësi për investime dhe shërbime më të mira për qytetarët”, tha ajo teksa falënderoi ekipin e kompanisë për punën e tyre.