Ministrja Rizvanolli ka hapur edicionin e katër të platformës Green Talk
Prishtinë, 05.09.2023 – Në një ngjarje të veçantë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka hapur Edicionin e katër të platformës #GreenTalk një fjalim inkurajues dhe frymëzues rreth planeve të Qeverisë për Implementimin e Masave të Efiçiencës.
Platforma “Green Talk” i dedikohet nxitjes së diskutimeve për çështjet e energjisë dhe mjedisit, si dhe promovimit të aktivizmit dhe adresimit të sfidave në sektorin e gjelbër të Kosovës.
Në prezantimin e saj të planit të qeverisë, Ministrja Rizvanolli veçoi se, nga përvoja e skemave të kaluara kemi parë një interesim rekord në termoizolim duke rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e efiçiencës. Këtë vit, do të investohen 39.5 milionë euro në sektorin rezidencial dhe atë publik për masat e efiçiencës.
Ministrja theksoi se energjia efiçiente do të mbetet një prioritet për qeverinë, duke reflektuar përkushtimin e tyre për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.
Më pas, Xhevdet Gegollaj, drejtori i Fondacioni Jeshil, ndau udhëtimin e “Disco Soup” dhe diskutua mbi praktikat e ri-përdorjes së ushqimit të tepërt.
#GreenTalk u organizua nga Balkan Green Foundation.