Ministrja Rizvanolli hapë punëtorinë për dizajnimin e programit kompakt me MCC-në

Prishtinë, 31.01.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësuestë kabinetit të saj, përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit të Republikës sëKosovës, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe Ministrisë sëMjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë mbajtur takimin eparë të punëtorisë për zhvillimin e Programit Kompakt të Korporatës së Sfidëssë Mijëvjeçarit (MCC) në Kosovë.

Kjo punëtori ka për qëllim dizajnimin e detajuar të programit të kompaktittë MCC-së nga i cili Kosova përfiton deri në 200 milionë dollarë për zhvillimtë sektorit të energjisë, veçanërisht: akumulimit të energjisë dhe trajnimit tëfuqisë punëtore me theks të veçantë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në këtësektor.

Ministrja Rizvanolli gjatë takimit ka theksuar që prioritet për Qeverinë eRepublikës së Kosovës është investimi në projekte për stabilizim të sistemit tëenergjisë, siç është projekti për akumulim të energjisë.

Tutje, Ministrja Rizvanolli ka potencuar se, qëllim i Qeverisë përmes këtijprojekti dhe punës së vazhdueshme në sektor është të garantojë që sistemi ienergjisë është i qëndrueshëm, mundëson përfshirjen e burimeve të ripërtërishmetë energjisë, dhe e rritë dukshëm pjesëmarrjen e grave në këtë sektor.