Ministrja Rizvanolli flet për fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë
Prishtinë, 15.10.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marr pjesë në aktivitetin “Energji për Barazi”, i organizuar nga MCC/MCA Kosovë, i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë.
Aktiviteti “Energji për Barazi” realizohet në kuadër të projektit Përshpejtimi i Tranzicionit të Drejtë dhe të Barabartë “JETA”, që ka synim rritjen e përfaqësimit të gruas në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm përmes promovimit të praktikave të barabarta gjinore brenda kompanive, mbështetjes së rrjetëzimit, mentorimit dhe mundësive të trajnimit për gratë, fuqizimit të mundësive arsimore, ofrimit të ndihmës teknike dhe granteve të vogla për punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe sektorë të ngjashëm.
Sa i përket përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse kyçe, Ministrja Rizvanolli theksoi se Kosova është me fat që ka shumë gra e vajza që janë shembull për vajzat e reja. Ajo po ashtu vlerësoi se përmes politikave aktive të tregut të punës, përkrahjes së bizneseve të grave, përmes bursave e përkrahjeve për vajzat dhe gratë, e shumë masave te tjera afirmative, mbështetja për gratë është vë në qendër të politikave dhe synimeve qeverisëse.
“Sektori i energjisë i cili tradicionalisht ka qenë i dominuar nga burrat, ka përjetuar ndryshme të mëdha në dekada të fundit, mirëpo pavarësisht progresit e ndryshimeve teknologjike, gratë vazhdojnë që të jenë të nën-përfaqësuara në pozita udhëheqëse dhe në role tjera teknike. Kjo jo vetëm që është një padrejtësi, por është një kufizim për vet sektorin dhe ekonominë, sepse kështu kufizon potencialin e plotë dhe inovacionin e një prej sektorëve më të rëndësishme të ekonomisë”, tha Rizvanolli.
Lidhur me rritjen e pjesëmarrjes së grave në sektor të energjisë, Ministrja Rizvanolli theksoi se kemi shumë gra të suksesshme edhe inxhiniere shumë të zonja në sektor, mirëpo fakti është që ka përfaqësim të ulët, veçanërisht në pozita udhëheqëse, andaj aty kemi filluar të bëjmë ndryshime.
Ministrja Rizvanolli shtoi se projekti “Energji për Barazi” është edhe një shembull se si specifikisht në sektorin e energjisë, mirë po edhe në profesione që ndërlidhen me sektorin e energjisë, do të promovohet punësimi dhe shkathtësitë e grave.
“Me “Energji për Barazi”, do të sigurohemi që gratë përfshihen e kontribuojnë në sektorin e energjisë, duke përkrahur gratë e vajzat për të zhvilluar karrierë në energji përmes trajnimit, mentorimit e rrjetëzimit, e nga ana tjetër duke nxitur ndërmarrjet e sektorit për të tërhequr më shumë punonjëse gra e duke ofruar kushte më të mira për to, përmes përkrahjes teknike e granteve”, tha Rizvanolli.
Ministrja Rizvanolli shtoi se sektori i energjisë dhe ekonomia, mund të jenë të suksesshëm dhe ta përmbushin potencialin e plotë, vetëm atëherë kur të gjithë kanë mundësinë dhe kontribuojnë aktivisht në ekonomi.
Në fund, Rizvanolli pohoi se Aktivitetet zbatohen nga MCA Kosovë, entiteti i themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të zbatuar Programin Kompakt të përkrahur nga MCC, në bashkëpunim me partnerë. Falënderoj ekipin e MCA Kosova dhe MCC për angazhimin e përkushtimin!