Ministrja Rizvanolli flet në Konferencën e Këshillit Atlantik për Sigurinë Energjetike
Prishtinë, 16.06.2023 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë virtualisht në Konferencën e 8-të vjetore të Këshillit Atlantik për Sigurinë Energjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Në Konferencën e mbajtur në selinë e Këshillit Atlantik në Uashington DC, për shkak të krizës energjetike që është krijuar nga lufta në Ukrainë, u diskutua për bashkëpunimin transatlantik dhe për sigurinë e furnizimit me energji përpara dimrit, për përpjekjet afatgjata të dekarbonizimit dhe për mbështetjen për sektorin energjetik të Ukrainës.
Ministrja Rizvanolli në pjesëmarrjen e saj virtuale ka theksuar se, në këto dy vite qeverisje në Kosovë ka pasur shumë sfida energjetike, siç ka qenë kriza e paprecedentë energjetike në Evropë, e cila ka prekur edhe Kosovën, të cilën e ka gjetur me kapacitete të vjetra dhe jo të besueshme 40 apo 60 vjeçare. Andaj ministrja Rizvanolli potencoi se nga mësimet që ka nxjerr Kosova nga dy vitet e fundit është se duhet bërë diçka sa më parë sepse nuk ka siguri kombëtare pa siguri energjetike dhe se investimet në burime efiçiente dhe në energji të rinovueshme nuk janë mjete vetëm për luftimin e ndryshimeve klimatike, por është thelbësore për pavarësinë energjetike dhe sigurinë energjetike dhe veçanërisht pavarësinë energjike nga regjimet autoriatre siç është regjimi rus.
Ajo gjithashtu potencoi se Kosova ka marrë një kthesë në politikën energjetike dhe një mision shumë ambicioz për të transformuar sektorin tonë të energjisë për të dekarbonizuar sektorin tonë energjetik deri në vitin 2050, duke parashikuar objektiva shumë ambicioze, por realiste për ndërtimin e kapaciteteve të rinovueshme, duke shtuar mbi 1300 kapacitete të rinovueshme kryesisht nga era dhe dielli deri në vitin 2031, krahasuar me 240 që kemi aktualisht.
Këtë e vërteton fillimi i ankandit tonë të parë për 100 megavat të PV Solare, nga të parat në gamën e ankandeve të erës dhe diellit që janë në rritje, por ndërkohë ne po punojmë edhe në disa projekte, duke përfshirë ato inovative sipas standardeve evropiane dhe standarde globale, si ngrohja qendrore e fuqizuar nga sistemet diellore dhe gjithashtu investimi në bateri për të rritur fleksibilitetin e sistemit tonë.
Ministrja kosovare e Ekonomisë tha po ashtu se bashkëpunimi rajonal është një tjetër domosdoshmëri dhe gjithashtu një mësim tjetër që kemi nxjerrë nga kriza energjetike dhe çështjet energjetike nuk kufizohen nga kufijtë e vendit, ato janë ndërkufitare dhe ato mund të trajtohen vetëm me bashkëpunim dhe në një mënyrë të tillë dhe sigurisht që bëhet veçanërisht e rëndësishme, ku integrimi rajonal bëhet veçanërisht i rëndësishëm në një kohë kur jo vetëm ne, por edhe vendet e tjera në regjion gjithashtu po rrisin përqindjen e burimeve të rinovueshme të ndryshueshme në sistem dhe një hap i rëndësishëm që Kosova po bënë tani është operacionalizimi i shpaketimit të bursës shqiptare që është shkëmbimi i përbashkët i energjisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të cilën do ta operacionalizojmë në Kosovë.
Në konferencë për veç ministres Rizvanolli, kanë folur edhe Amos Hochstein, Këshilltar i Lartë i Presidentit të SHBA-ve për Energji dhe Investime, Peter Dovhun, Ministër i Ekonomisë së Sllovakisë, Davor Filipoviç, Ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kroacisë, German Galushchenko, Ministër i Energjisë së Ukrainës, Victor Parlicov, Ministër i Energjisë i Moldavisë dhe përfaqësues të tjerë nga vendet evropiane dhe institucioneve energjetike.