Ministrja Rizvanolli e ka pritur në takim ambasadoren e Kanadasë, Jessica Blitt
Prishtinë, 12.11.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanoilli dhe Zëvendësministri, Getoar Mjeku, e kanë pritur në takim ambasadoren e Kanadasë, Jessica Blitt.
Gjatë takimit është biseduar për zhvillimin e sektorit minerar në Kosovë. Ministrja Rizvanolli ka theksuar se Qeveria e Kanadasë po përkrah Ministrinë e Ekonomisë me një eksperte të fushës së minierave, e cila do të vazhdojë të kontribuojë gjatë muajve në vijim, ndërsa fillojmë përgatitjet për zhvillimin e strategjisë së re të minierave dhe modernizimin e teknologjisë në Trepçë.
Po ashtu, Ministrja Rizvanolli e ka falënderuar ambasadoren Blitt për këtë përkrahje dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer, i cili padyshim që do të vazhdojë dhe do të thellohet gjatë mandatit të ardhshëm.