Ministrja Rizvanolli dhe ambasadori Angılı diskutuan për zhvillimin e sektorit të energjisë
Prishtinë, 29.11.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Në takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si dhe rritjen e zhvillimit ekonomik në të ardhmen.
Ministrja Rizvanolli dhe ambasadori Angılı, në fokus të diskutimit veçanërisht kishin zhvillimet në sektorin e energjisë dhe mundësitë për investime nga kompanitë turke.
Po ashtu, Ministrja Rizvanolli ka vlerësuar mbështetjen e Turqisë që ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.