Ministrja Artane Rizvanolli ka takuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer
Prishtinë, 11.01.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot ka pritur në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Ministrja Rizvanolli ka theksuar se në takimin njoftues me ambasadorin austriak, Georg Schnetzer, kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ekonomik mes dy vendeve tona, e mundësive për ta intensifikuar edhe më tej atë.
“Kjo me fokus në shkëmbimin e përvojave për projekte të përbashkëta, veçanërisht në sektorin e energjisë”, theksuar Rizvanolli.
Po ashtu, Ministrja Rizvanolli i ka uruar ambasadorit të ri mirëseardhjen në Kosovë dhe bashkëpunim të vazhduar në të mirë të të dy vendeve tona.