Ministrja Artane Rizvanolli i uron mirëseardhje ambasadorit të Shqipërisë, Petrit Malaj
Prishtinë, 11.01.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve, veçmas në fushën e ekonomisë.
“Në një takim të frytshëm dhe me një atmosferë pozitive, me kënaqësi i urova mirëseardhje ambasadorit të ri të Shqipërisë, z. Petrit Malaj, reflektuam mbi bashkëpunimet aktuale mes vendeve tona dhe vullnetin tonë të jashtëzakonshëm për të përforcuar marrëdhëniet ekonomike”, ka theksuar Ministrja Rizvanolli.
Ministrja Rizvanolli po ashtu ka shtuar se me një vizion të qartë për të ardhmen, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fusha të ndryshme, veçanërisht në sektorët strategjikë si ai i energjisë.