Ministria e Ekonomisë shpall konkurs për 4 pozita drejtuese

Prishtinë, 21.08.2024 – Ministria e Ekonomisë (ME) ka shpallur konkurs për 4 pozita të punës, nga të cilat dy për pozita të mesme drejtuese dhe 2 për pozita të ulëta drejtuese.

Pozitat e shpallura janë për:

  1. Drejtor i Departamentit Ligjor;
  2. Drejtor i Njësisë për Implementim të Projekteve nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE);
  3. Udhëheqës i Divizionit për mbështetje administrative të projekteve për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE);
  4. Udhëheqës i Divizionit për mbështetje Teknike të projekteve për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

Kandidatët të cilët duan të aplikojnë për pozitën nr.1 duhet të jenë të diplomuar në fushën juridike si dhe të kenë së paku 5 vite përvojë pune profesionale duke përfshirë tre (3) vite përvojë pune në pozita drejtuese, ose  dy (2) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (master) apo një (1) vit përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoratës).

Po ashtu, për pozitën nr. 2 kandidatët duhet të kenë së paku 5 vite përvojë pune profesionale, duke përfshirë tre (3) vite përvojë pune në pozita drejtuese, ose  dy (2) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (master) apo një (1) vit përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoratës).

Ndërsa për pozitat 3 dhe 4, kandidatët duhet të kenë 3 vite përvojë pune profesionale. Për këto tri pozita të interesuarit nevojitet të jenë të pajisur vetëm me diplomë të arsimit të lartë pa ndonjë specifikim të caktuar.

Të gjithë të interesuari për aplikim duhet t’i plotësojnë të gjitha kushtet tjera të aplikimit sipas konkursit të shpallur më datë 20.08.2024 në platformën konkursi.rks-gov.net si dhe në rrjetet sociale të Ministrisë së Ekonomisë:

Më shumë informata mund të gjeni në linqet:

https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/08/Drejtor-i-Departamentit-Ligjor-Gj.-shqipe-1.pdf

https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/08/Drejtor-i-Njesise-per-Implementim-te-Projekteve-nga-BRE-Gj.-Shqipe.pdf

https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/08/Udheheqes-i-Divizionit-per-mbeshtetje-Teknike-te-proejkteve-te-BR-Gj.-Shqipe.pdf

https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/08/Udheheqes-i-Divizionit-per-mbeshtetje-administrative-te-projekteve-te-BRE-ve-Gj.-Shqipe.pdf

Konkursi është i hapur deri më 18 shtator 2024.

Inkurajohen të gjithë ata që i plotësojnë kriteret e konkursit që të aplikojnë.